Kryeministri Edi Rama u ka shprehur ngushëllimet familjarëve për vdekjen  në krye të detyrës të efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Ardian Kodra.  Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Rama tha se një tjetër shërbëtor i shtetit  i mungon sot këtij vendi.

 “Ardian Kodra, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ra në krye të detyrës! Një tjetër shërbëtor i shtetit i mungon sot familjes, miqve, kolegëve, njerëzve të këtij vendi. Me respektin më të thellë lutemi që të prehet në paqe, duke u shprehur ngushëllimet më të ndjera gruas, djemve, nënës, motrave, vëllezërve dhe gjithë rrethit të tij familjar e shoqëror.”

Kodra u vra ditën e djeshme gjatë një operacioni policor në Torovicë të Lezhës nga një 30 vjeçar me problem mendore./tvklan.al