Një 19- vjeçare ka ndërruar jetë në lule të rinisë. 19 –vjeçarja ka vdekur teksa ka qenë në gjumë raporton

Liverpool Echo

.

Louise Carmon  ka vdekur në kushte misterioze.

Nëna e saj Rachel, tha se vajza e saj ishte një njeri i mrekullueshme dhe të gjithë e adhuronin. Carmon ishte një nxënëse shumë e mirë dhe dëshironte të vazhdonte studimet e larta, por ëndrrat e saj u ndërprenë në mes. Ngjarja ka ndodhur në  qytetin Widnes në Angli.

“Ajo ishte shumë e qeshur dhe gjatë gjithë kohës bënte humor, nuk mund ta besojmë se ajo ka ndërruar jetë” janë shprehur miqtë e saj.

/tvklan.al