Italia ka më shumë se 10 vjet që nuk humbet asnjë ndeshje kualifikuese. Skuadra e Gian Peiro Venturas nuk do ta ndalë këtë rekord madje të sigurojë një fitore, por vetë trajneri parashikon një rival luftarak në Palermo.

Gian Piero Ventura (Trajner i Italisë): “Për ta mbyllur me sukses këtë sfidë duhet një paraqitje e mirë. Shqipëria dëshiron të bëjë historinë, e vendosur dhe luftarake. Pres që do të luajë e mbyllur në mbrojtje, por për të kundërsulmuar kur t’i jepet mundësia.”

Gigi Buffon i cili ishte i pranishëm në konferencë vlerësoi paraqitjten e kuqezinjve në Europianin e fundit, por tha se njeh edhe cilësitë e ekipit të tij.

Portieri i Italisë do të zhvillojë ndeshjen numër 1000 në karrierë e tij. Të dy pranuan se presin shumë tifozë shqiptarë në “Renzo Barbera” mbrëmjen e së premtes.

Përfaqësuesja italiane nuk e zhvilloi stërvitje e fundit në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.