Pavarësisht se për më shumë se një muaj, në të gjithë Shqipërinë prindërit dhe vetë nxënësit mbajtën radhë për të marrë librat, situata duket sërish kaotike.

Kjo video që vjen nga qyteti i Vlorës tregon se si një mësues godet me shpullë një nxënës, pasi e nxjerr jashtë për mungesë të librave.

Por nuk mbaron me kaq, mësuesi i shkollës “24 Maji” përleshet me nxënësin dhe në korridor. Akte të tilla janë tërësisht të papranueshme dhe duhet të jenë të dënueshme. Një fëmijë nuk mund të dhunohet as fizikisht as verbalisht për shkak të pamundësisë financiare për të siguruar librat për në shkollë.

Video është dërguar në adresën e Tv Klan për aktet e papranueshme të dhunës në shkollën ’24 Maji’ në Vlorë.

tvklan.al