Kolegë, miq, artistë dhe artdashës i kanë dhëne lamtumirën mes lotësh dhe kurorave me lule, mjeshtrit të valles shqipe Rexhep Çeliku. Homazhet u mbajtën në Muzeun Historik Kombëtar.

Valltarja edhe partnerja e tij e skenës Lili Cingu e pikëlluar thotë se Rexhep Çeliku ishte një shqipe që depërtonte me vallen e tij lehtësisht te spektatori vendas dhe i huaj.

Drejtoresha e Operas dhe Ansamblit  Zana Çela e cilëson humbje e madhe për kombin dhe artin.

Gerti Druga drejtori artistik i Ansamblit e cilëson veten me fat që bashkëpunoi me Rexhep Çelikun edhe për festimet e 60 vjetorit të Ansamblit.

Kolegët e ngushtë me të cilët ndau skenën dhe miqësinë, vlerësonin dëshirën dhe entuziazmin që ai kishte për jetën.

Vallja të mos ndalet e shqipja të fluturojë lart ishte dëshira e Rexhep Çelikut. Valltarët pasardhës, me të cilët punoi një jetë të tërë te bindur janë se zëvendësimi i tij është i vështirë, por ata ndihen të frymëzuar që të vazhdojnë me dashuri në rrugën e tij.

Mjeshtri i baletit Albert Janku, shpreson që vallja shqipe të vazhdojë rrugëtimin vezëllites si dikur.

Mjeshtri i madh i valles shqiptare, Rexhep Çeliku humbi betejën me një sëmundje të rëndë që i mori jetën në moshën 63 vjeçare.

Rexhep Çeliku ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve në vendin tonë. Gjatë një karriere te gjate prej 4 dekadash  për disa dekada ai realizoi një numër të madh shfaqjesh brenda dhe jashtë vendit, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut me interpretimet e tij në skenë. Dhe vlerësimet më të mëdha sëfundmi edhe titullin “Nderi i Kombit”. /abcnews.al