Një krim brenda familjes është parandaluar gjatë pasdites së kësaj të hëne.

35 – vjeçari Saimir Zalli, nga Lezha, për 2 orë ka qëndruar mbi një vinç në qendër të kryeqytetit, duke paralajmëruar se do të hidhej.

Të gjitha strukturat e policisë, shërbimit zjarrfikës, ambulanca dhe njësia e negocimit të RENEA-s kanë qenë në vendngjarje, në gatishmëri për çdo rrethanë.

Zalli, i cili ishte divorcuar nga bashkëshortja, pretendonte se prej shumë kohësh i mohohej e drejta për të takuar dy vajzat e mitura, të drejtë të cilën sipas tij, e kishte fituar me gjykatë. Por sa herë kërkonte të takonte ish – bashkëshorten, kjo e fundit i bënte denoncim në polici.

Pasi zbriti nga vinçi, në ambientet e Komisariatit Numër 1, Zalli u shpreh se mes rrugës që të vriste ish – bashkëshorten zgjodhi tentativën për të vrarë veten. Ai u shpreh para oficerëve të Policisë Gjyqësore se nuk kishte arsye për të jetuar, nëse nuk takonte vajzat.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetar: Spartak Koka