Një makinë është përfshirë nga flakët në kilometrin e shtatë në autostradën Tiranë – Durrës.

Siç shihet edhe në videon e dërguar nga një qytetar në rubrikën “Kallëzo”, në 

tvklan.al

, në vendngjarje dallohen përpjekjet e shoferit të makinës dhe një punonjësi të policisë për të shuar flakët.

Nuk dihet se cili është shkaku që ka çuar në ndezjen e flakëve, por fatmirësisht nga incidenti nuk ka pasur dëme në njerëz.

/tvklan.al