Plot 5 sulme me acid ndaj kalimtarëve janë regjistruar gjatë natës në Londër në harkun kohor të 72 minutave.

Sipas mediave britanike, qytetarët u sulmuan me acid në fytyrë. Shumica e atyre që u sulmuan besohet se janë shoferë që shpërndanin ushqimet me motor. Pas sulmeve me acid, autorët u vidhnin atyre motorat.

Policia londineze tha se ka arrestuar një 16-vjeçar të dyshuar se ka marrë pjesë në sulmet me acid, kurse një i dyshuar tjetër është në kërkim. Sulmet dyshohet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

/tvklan.al