Tragjedi në futbollin idonezian. Portieri i skuadrës Persela, Çoirul Huda vdiq pas përplasjes me një shok të skuadrës. Tronditja ishte e fortë dhe ndërhyrja e mjekëve nuk e shpëtoi. 38-vjeçari Huda ishte një veteran i skuadrës Persela, pasi luante për këtë skuadër prej vitit 1999.

 

Menjëherë pas përplasjes drejt tij ka vrapuar ekipi mjekësor. Ai humbi ndjenjat dhe u dërgua me ambulancë në një spital lokal.  Fatkeqësisht pas ndeshjes, trajneri i Parsela, Aji Santoso konfirmoi se Huda kishte ndërruar jetë.

Sipas mediave, Choirul Huda vdiq për shkak të përplasjes në kokë dhe mbrapa në qafë.

Ai ishte një figurë legjendare për Parsela Lamongan sepse kishte luajtuar për gjatë gjithë karrierës aty.

/tvklan.al