General Motors ka projektuar një makinë super inteligjente, e cila udhëton pa u komanduar nga njeriut. Për këtë arsye ajo nuk ka as timon, as pedale apo kontroll manual.

E quajtur Cruise AV, makina vepron në mënyrë të tillë që dyert e saj për pasagjerët të hapen në mënyrë automatike.

Drejtuesit e General Motors u shprehën për “The Mirror” se makina e re është e pajisur me sensorë që identifikojnë këmbësorët që dalin papritmas përpara, dhe frenon, duke shmangur aksidentin.

Cruise AV do të jetë elektrike, duke reduktuar emetimet e automjeteve dhe duke kontribuar kështu  për një mjedis më të mirë.

Kjo makinë është e pajisur me softuer dhe hardware, duke përfshirë 21 radarë, 16 kamera dhe pajisje ndijimi që përdorin dritën lazer që ndihmojnë për të parë makinat e tjera.

General Motors  pritet që ta nxjerri në treg Cruise AV në 2019.

Klan Plus