SHBA- Është quajtur si “Shëtitja e vdekjes”. Të paktën 45 persona janë gjetur të shtrirë në rrugë dhe në gjendje të keqe në lagjen Bedford-Stuyvesant të Brooklyn. Ata dukeshin më shumë si zombi sesa njujorkezë.

25 vetë u shtruan në spital në qytetin e Nju Jorkut, pasi kishin konsumuar sasai të mëdha droge sintetike e njohur si ‘K2’. Policia tha se shumica e njerëzve që kishin pirë drogë kishin të vjella dhe ishin të shtrirë në rrugë.

“K2” njihet për efektet e saj, si paranoja, vjellje dhe haluçinacione.

Në të njëjtin vend në vitin 2016 janë gjetur pa ndjenjat 33 persona të cilët kishin konsumuar drogën e quajtur “K2”.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se përdoruesit e drogës dukeshin sikur zombi dhe mezi mund të mbanin trupin e tyre drejt.

Policia ka prangosur disa persona si dhe ka lëshuar disa urdhër arreste.

/tvklan.al