Një i burgosur me dënim të përjetshëm, Dominic Usher, 29 vjeç nga Britania, ka postuar në rrjetet sociale, një video që tronditur jo pak opinionin publik.

Britaniku që është dënuar nga grabitja, shantazh, rrëmbim personi dhe disa vepra të tjera, tregon sesi ai së bashku me miqtë e tij të qelisë, festojnë duke kërcyer, marrë drogë dhe duke ngrënë panine.

Xhirimet janë bërë me një telefon celular nga brenda qelisë dhe më pas ka qenë vetë i burgosuri që ka hedhur ato në profilin e tij në Instagram, duke treguar “jetën e qejfit” në burg.

Pas publikimit të video, Ministria e Drejtësisë Britanike ka udhëruar një hetim, ndërsa nuk është bërë me dije se cili është institucioni ky vuajnë dënimin këta të burgosur./tvklan.al