Abdulkadir Masharipov, 34 – vjeçari i cili u arrestua mbrëmjen e së hënës pasi akuzohet si autor i masakrës me 39 të vrarë, ngjarje e ndodhur natën e ndërrimit të viteve në një lokal nate në Stamboll, ka pranuar autorësinë.

Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i këtij qyteti Vasip Sahin, i cili tha se Masharipov dyshohet se është militant i Shtetit Islamik. 

34 – vjeçari nga Uzbekistani u kap në shtëpinë e disa miqve të tij në zonën e Esenyurt.

Mëngjesin e së martës, autoritetet turke thanë se Masharipov ishte trajnuar në Afganistan dhe është njohës i katër gjuhëve të huaja. Ai dyshohet të jetë futur në Turqi në Janar të 2016 – ës.

Masharipov pritet të merret në pyetje, ndërsa autoritetet thanë se shenjat e gishtërinjve të gjetura në vendin e ngjarjes janë të 34 – vjeçarit. /tvklan.al