Ish-peshëngritësi Ymer Pampuri është nderuar për herë të fundit nga njerëz të sportit dhe të njohur në homazhet që u mbajtën pranë klubit Dinamo para se ai të përcillej për në banesën e fundit.

Përfaqësues të të gjithë federatave sportive në Shqipëri kanë vendosur kurora me lule pranë arkivolit me trupin e të vetmit rekordmen olimpik në Shqipëri

Pjesëmarrës në lojërat olimpike të 1972 të zhvilluara në Mynih, Pampuri theu rekord olimpik në peshëngritje në forcë.

Rekordi i tij do të mbetet i pathyer pasi kjo disiplinë është hequr nga peshëngritja.

Tv Klan