Policia e kryeqytetit ka zbuluar disa doza kanabisi që ishin fshehur tek matësat e ujit në katin e shtatë të një pallati në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Policia thotë se bëhet fjalë për një sasi prej 1.7 kg kanabis, e ndarë në 162 doza e vendosur në qese farmaceutike. Lënda narkotike u gjet ditën e djeshme gjatë kontrolleve policore

Sipas Policisë së Tiranës, lënda narkotike dyshohet se është lënë aty nga poseduesit, si rezultat i presionit dhe kontrollit të vazhdueshëm që uniformat blu po kryejnë për të goditur aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar dhe kapuar autorët.

/tvklan.al