Edhe pse për të ka vlerësime nga më maksimalet si futbollist profesionist, Zinedine Zidane nuk e sheh më Ronaldon si fitues të Topit të Artë. Trajneri i Real Madrid u pyet nëse e rendiste portugezin në vendin e parë, Mesin në të dytin të pretendentëve për trofeun individual, por u shmang nga përgjigja.

“Nuk jam këtu për të thënë se cili meriton vendin e parë apo të dytin, për të bërë renditjen, janë të tjerë ata që votojnë”.

Me këtë përgjigje tekniku ka treguar indirekt se për të Cristiano Ronaldo nuk e meriton këtë vit të vlerësohet me trofeun më të madh individual për futbollistët. Por francezi ka shkuar më tej duke mbështetur një tjetër futbollist të ekipit që drejton si një nga pretendentët.

“Isko më pëlqen shumë sepse është kreativ. Ai tenton gjithmonë. Dhe për mua futbollistët që tentojnë gjithnjë marrin rezulta”.

Cristiano Ronaldo nuk e nisi mirë këtë sezon të Primera Division duke munguar disa javë. Vetëm në ndeshjen e javës së 8 të kampionatit, atë kundër Getafe, sulmuesi arriti të shënojë golin e parë për këtë vit.

Tv Klan