La Liga nuk ndryshoi në renditje, pasi ekipet e kreut fituan takimet e javës së 34. Barcelona arriti një sukses pas 3 humbjeve radhazi. Skuadra katalanase mundi Deportivo në La Korunja me rezultatin 8 – 0. Protagonisti absolut ishte Luis Suarez me 4 gola të shënuar, pa harruar edhe pasimet për shokët e ekipit. golat e tjerë u realizuan nga Rakitic, Messi, Bartra dhe Neymar.

Barcelona mban vendin e parë me pikë të barabarta me Atletico Madrid, që fitoi me rezultatin 1 – 0 një sfidë më të vështirë në fushën e Athletic Bilbao. Goli i vetëm u shënua nga Fernado Torres.

Real Madrid është përsëri 1 pikë më pak pas fitores 3 – 0 Villarreal. Benzema, Vazquez dhe Modric vendosën suksesin e Los Blancos. Kampionatit spanjoll i kanë mbetur edhe 4 javë deri në fund.

Endrit Sauku, Tv Klan