Pas suksesit të pa diskutueshëm me hitin e saj “Big Booty”, Çiljeta ka vendosur të mos ndalet, por të nisë punën për një tjetër projekt muzikor.

Këtë herë, një ndër këngëtaret më seksi shqiptare, do të vijë me një bashkëpunim të ri. Bëhet fjalë për këngëtarin nga Kosova, Armend Ademi, ndërsa muzikën edhe ia ka besuar sërish Eglit Dodës.

cili

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Çili, e cila ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, teksa ndodhet në  studion e regjistrimit.

Ajo premton një projekt të veçantë muzikor.

“Projekti im i radhës do të jetë shumë cool. Kam vendosur të bashkëpunoj me një zë shumë të veçantë nga Prishtina, Armend Ademi”

, shkruan Çili në rrjetin social. /tvklan.al