Shumë njerëz gërhasin natën kur flenë, ndërsa partneri apo partnerja e tyre bën gjumë jo të qetë për këtë shkak. Ndoshta nuk keni gjetur një mënyrë për ta zgjidhur këtë problem, por ekzistojnë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë për të reduktuar apo eliminuar gërhitjen.

1.Mos shtoni në peshë dhe mbani dietë. Disa kilogramë mbipeshë mund të çojë drejt gërhitjes.

2.Flini anash dhe jo me shpinë.

3.Mos pini alkool para se të flini gjumë.

4.Minimizoni ose hiqni dorë nga duhani. Tymi i cigares irriton hundën dhe është e vështirë të marrësh frymë nëse ulet rryma e ajrit që hyn përmes hyndës.

5.Pastroni hundët, në mënyrë që të merrni frymë lehtësisht prej saj dhe jo me gojë.

6.Kërkoni ndihmë mjekësore. Nëse gërhitja juaj vazhdon, duhet të shkoni tek mjeku. Në disa raste, është e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale për të rregulluar problemet në rrugët e frymëmarrjes.

/tvklan.al