Raportimet se personazhi kryesor i serialit “Ertugrul”, Engin Altan Duzyatan ka vdekur në një aksident gjatë udhëtimit të tij në Itali ka shokuar fansat e aktorit.

“HaberTurk” raporton se aktori u kthye sot në “TrendTopic” në Twitter.

Pas një sezoni shumë të ngarkuar me xhirimet e një prej serialeve më të ndjekur, Engin Altan Düzyatan sëbashku me bashkëshorten Neslisah Alkoçlar po kalon pushimet në Itali, ku po viziton ishujt turistikë të Carpit.

Media turke tha se teksa aktori i njohur vazhdon pushimet, disa përdorues të medias sociale përhapen lajmin se ai kishte vdekur në një aksident automobilistik në Itali.

Lajmi i rremë u përhap me shpejtësi duke shkaktuar edhe panik mes fansave të shumtë të aktorit.

Me të shikuar se lajmi për vdekjen e tij ishte përhapur tej mase, Duzyatan shkroi në profilin e tij zyrtar se “

me sa dëgjova paskam vdekur

”, duke qetësuar fansat e tij. /tvklan.al