11 vjet pas albumi i saj i parë si soliste, këngëtarja amerikane Fergie rikthehet në skenë me albumin e saj të ri, “Double Dutchess”.

Ylli i popit, ishte pjesëtare i “Black Eyed Peace”, vjen në këtë album me disa videoklipe, por nuk mungojnë as bashkëpunimet, siç është ai me reperen e njohur Niki Minazh.

Pas albumit single, 42-vjeçarja Fergie duket se është vetëm edhe në jetën private. Kaliforniania sapo i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj, Xhosh Dyhemëll , me të cilin ishte martuar në vitin 2009.

Por seti provokues fotografik, me rastin e albumit të ri, e shfaq këngëtaren më në formë se kurrë./Tv Klan