Nuk ka rëndësi nëse është dimër apo verë, sa herë bie shi në këto rrugë të Durrësit të duhen çizme për të kaluar.

Bëhet fjalë për lagjen numër 16 të qytetit bregdetar, që siç mund të shihet nga këto pamje, shiu ka përmbytur çdo cep të rrugës.

Këto janë pamjet e ardhura ditën e sotme në rubrikën “Kallëzo”, në

www.tvklan.al

 nga një qytetare.

Siç shprehet kjo e fundit, rrugët e kësaj lagjeje përmbyten sa herë bie shi.

Kjo situatë nuk paraqitet vetëm në këtë zonë të Durrësit. Edhe ditën e djeshme në redaksinë tonë, qytetarë nga zona e ish – Kënetës denoncuan gjendjen si pasojë e shirave në këtë qytet.

/tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/B0SjnBA6zNc