Aktori i famshëm turk Yurdaer Okur është arrestuar në flagrancë nga policia e Qipros turke pasi u kap me 1 gram drogë.

Agjencia turke e lajmeve “IHA” tha se Okur, i njohur për rolin e Turgut-it në serialin “Karadayi”, është arrestuar në aeroportin Ercan në Nikosia (Lefkosa), në Qipro. Në serialin “Karadayi” ai ka luajtur me dy prej aktorëve më të famshëm në Turqi si Kenan Imirzalioglu (Mahiri) dhe Berguzar Korel (Feride).

43-vjeçari u dërgua në rajonin e policisë pasi sinjalit që dhënë detektorët. Aty u kontrollua imtësisht dhe rezultoi se kishte 1 gram kanabis.

Ai do të paraqitet sot para gjykatës, e cila do vendosë nëse do ta lërë të lirë apo do të marrë masa sigurie.

Sipas ligjeve të Qipros, ai që kapet me kanabis ose dëbohet ose burgoset. /tvklan.al