Historia e bukur e dashurisë mes Belen Rodriguez dhe Andrea Ianonnes, një prej çifteve më të ndjekur në showbizin italian, duket se ka ardhur drejt fundit.

Mediat rozë ngrenë dyshime se mes bukuroshes argjentinase dhe pilotit të Suzukit në Moto GP gjithçka ka përfunduar.

Të dy shumë aktivë në rrjetet sociale, kanë nisur të japin shenjat e një krisjeje. Hera e fundit që Belen i ka thënë “të dua” në Instagram ishte 13 Prilli, ndërsa fotoja e përbashkët është postuar më 11 Maj për herë të fundit.

Këto ndryshime nuk mund të mos tërhiqnin vëmendjen e mediave.

Prezantuesja 32-vjeçare publikon foto vetëm me të birin, larg partnerit. Ky i fundit është akuzuar shpesh nga ekipi i tij për formë të dobët sportive, pikërisht prej formave trupore të argjentinases.

Një nga arsyet e krizës në çift mund të jetë edhe rishfaqja e ish-bashkëshortit të Belen.

Tv Klan