Aktori i mirënjohur Kenan Imirzalioglu është në qendër të një krize që ka përfshirë produksionin e serialit të ri ku ai pritet të luajë.

Imirzalioglu, i njohur në Shqipëri si Ezeli i serialit me të njëjtin emër, pritet të rikthehet në shesh-xhirim për serialin e ri “Fatih Sulltan Mehmet”, Sulltanit që në moshë shumë të re pushtoi Kostandinopojën.

Pikërisht ky është edhe problemi që e ka “ndarë më dysh” ekipin e produksionit të serialit të ri.

Fatih Sultan Mehmeti ishte 21-vjeç kur mori kontrollin e Kostandinopojës, ndërsa Imirzalioglu është 43-vjeç.

Një pjesë e produksionit këmbëngul që Imirzalioglu të “rinohet” me anë të makijazhit, ndërsa pjesa tjetër është e mendimit se duhet të merret një aktor më i ri për të luajtur këtë rol.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi përfundimtar i produksionit dhe nëse Imirzalioglu do të rikthehet në vjeshtë para shikuesve siç edhe ishte lajmëruar, duke i dhënë fund një pauze dy vjeçare. /tvklan.al