Mjekët në Indi kanë zëvendësuar hundën e dëmtuar të një djali 12- vjeçar me një të re, e cila është rritur në ballin e tij. Hunda e Arun Pateli ishte dëmtuar rëndë, kur ai vuante nga pneumonia që pas lindjes.

Infeksioni i dëmtoi kërcin e hundës, duke e bërë të vështirë për mjekët për ta rregulluar. Prindërit e Arun kanë marrë një mjek në fshatin e tyre të Pradesh, por trajtimi e përkeqësoi gjendjen e tij dhe shkaktoi  infeksion të gjerë të indeve.

hunda 1

Më shumë se një dekadë më vonë, një ekip i mjekëve në qytetin Indore vendosën për të kryer operacionin plastik të rrallë me katër faza, për ti dhuruar Harunit një hundë të re.

Doktor Dash Ashqini, i cili udhëhoqi ekipin e kirurgjisë, tha për BBC:

“Në fazën e parë u injektua një silikon me përmbajtje indesh në ballin e tij. Pastaj u përdor një lëndë kimike e veçantë e cila bëri që indet të zgjerohen dhe të zhvillohen. 

Faza e dytë përfshiu marrjen e një mase kërci  në gjoks e tij për të krijuar  hundën, e cila u rrit në ballin e tij për më shumë se tre muaj.

Mjekët e kanë hequr hundën artificiale në fazën e tretë duke e vendosur në vendin që duhet.

Faza finale përfundoi me sukses duke shëruar edhe ballin”

.

Një operacion i ngjashëm është kryer në Kinë në vitin 2013, ku një njeri i cili kishte dëmtuar hundën e tij në një aksident trafiku./tvklan.al