Shkencëtarët pajtohen se konsumimi i një sasie të konsiderueshme uji ndihmon për shëndetin.  

Por, kur pini ujë çdo mëngjes me një stomak bosh, efektet janë më shumë pozitive për organizmin dhe lëkurën.

Këto janë 5 arsyet pse duhet të konsumoni ujë me stomakun bosh:

-Pastron zorrën e trashë duke e bërë më të lehtë thithjen e përbërësve nga trupi ynë.

-Rrit prodhimin e qelizave të reja në gjak.

-Redukton peshën. Pirja e një gote e gjysëm me ujë në mëngjes, rrit metabolizmin tonë me 24%.

-Uji ndihmon për të hequr toksinat e dëmshme si dhe i jep lëkurës shkëlqim.

– Dhe së fundi konsumimi i ujit me stomakun bosh ndihmon në luftimin e infeksioneve të ndryshme./ tvklan.al