Pirja e alkoolit mund të shkaktojë 7 lloje të ndryshme kanceri, atë të gojës, fytit, të laringut, ezofagut, të mëlcisë, të zorrës së trashë dhe të hollë, si dhe atë gjirit.

E sa më shumë konsumohet aq më shumë rritet rreziku, thonë studiuesit.

Ky është përfundimi i një kërkimi të University of Otago në Zelandën e Re dhe i publikuar në revistën “Addiction”.

Bëhet fjalë për një rianalizim të të dhënave të publikuara nga studimet e mëparëshme dhe që ofron

“një provë të faktit sesi akooli mund të shkaktojë kancer në mënyrë të drejtpërdrejtë”

, thonë një nga studiuesit.

Sipas tij, nga të dhënat del se alkooli shkakton rreth 500 mijë vdekje si pasojë e kancerit përgjatë një viti, ose rreth 5,8% të të gjithë tumoreve në nivel botëror.

Sipas studiuesve nuk ka konsumim të sigurtë dhe se rreziku rritet me shtimin  e numrit të gotave.

Për këtë arsye është rëndësishme që të dihet se në një njësi alkooli gjenden 12 gram etanol, një sasi e tillë përmbahet në një gotë verë 125 ml, në një kanaçe apo shishe birre 330 ml, apo në një teke akool të fortë 40 ml.

Sipas “The Indipendent”, studimi tregon që gratë jo konsumuese të alkoolit në krahasim me to që pinë rregullisht dy njësi alkooli, rrezikojnë 16 % më shumë të preken nga kanderi i gjirit dhe si pasojë të gjejnë vdekjen.

Ato që kosumojnë më shumë se 5 njësi në ditë kanë  40% më shumë rrezik.

Kërkuesit ende po kërkojnë mekanizmat se si alkooli shkakton në mënyrë direkte tumorin, duke hipotetizuar se ai dëmton kodin tonë gjenetik duke shkaktuar sëmundjen./tvklan.al