Ministria e Miqënies Sociale ka prezantuar planin kombëtar të mobilizimit për mbrojtjen e fëmijëve. Pjesë e këtij plani është debati kombëtar që do të zhvillohet përgjatë tre muajve me përfshirjen e të gjithë aktoreve, të cilët në fund do të propozojnë ndryshimet ligjore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Plani veprimit parashikon edhe  ngritjen e një sistemi efektiv për mbrojtjen e femijve dhe hartimin e Axhendes Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve deri në vitin 2020.

E pranishme në prezantimin e planit të mobilizmit ishte dhe ministria e arsimit Lindita Nikolla e cila ka dënuar dhunën në shkolla, duke paralajmeruar se asnjë mësues nuk do të tolerohet.

Tv Klan