Sëmundjet e lidhur me gjendrat tiroide janë gjithmonë e më shumë në rritje. Por si mund të kuptojmë kur mund të kemi probleme, cilat janë simptomat që nuk duhet të neglizhojmë?

Kur flasim për hiperteroidizëm, ose rritje të homoneve të teroides në gjak, një ndër shenjat më të shpeshta është ajo e dobësimi, pavarësisht se shtohet sasia e oreksit.

Një tjetër është ajo e rritje së frekuencës kardiake, që shfaqet me arritmi të lehta ose të rënda.

Nervozimi, dridhja e duarve, ankthi, gjendje e tensionuar psiko-motorrike, pagjumësi, djersitje e tepruar. Shpesh herë pacientit i krijohen nyje të dhimbshme në qafë, ose zbadhim i gjendrave.

Gjatë analizave të gjakut, në këto raste mund të vërehet dhe një rënie e vlerave të kolesterolit.

Ndërkohë kur flasim për ipoteroidizëm, kur sasia e hormoneve tiroxinë e levotiroxinë, është më e ulët se norma, simptomat që shfaqen gjatë kësaj gjendje, kanë lidhje me një ngadalësimin e metabolizmit. Kjo sjell shqetësime të ndryshme, që jo të gjitha mund të vihen re tek një individ.

Shenjat që nuk duhet të neglizhojmë janë: shtimi në peshë, ndjesia e të ftohtit, depresioni, përgjumja, vështërsitë në përqëndrim, lëkurë e thatë, fryrje e fytyrës, zë i ngjitur,  rënia e flokëve,  humbje e kujtesës, cikël menstrual më i shpeshtë.

Kështu duke njohur disa nga simptomat, këshillohet një analizë e specifike, që përcakton hormonet e pranishme në gjak./tvklan.al