Banorët e fshatit Frakull e Madhe në Fier kanë denoncuar përmbytjet pas shirave të rrëmbyeshëm të një dite më parë.

Ata  kanë shprehur shqetësimin e tyre në adresë të tvklan.al sepse sipas tyre, përmbytjet që kanë ndodhur kanë sjellë probleme me tokat e tyre bujqësore.

HARTA FRAKULL

Për shkak të bllokimit të kanalizimeve, tokat kanë humbur pjellorinë dhe ështe bërë  e pamundur që ato të gjenerojnë prodhime bujqësore.

Banorët shprehen se ky fenomen ndodh si pasojë e mosfunksionimit të kanaleve. Këto janë pamjet e përmbytjeve të tokave ditën e djeshme në Frakull./tvklan.al