Talent Show me popullor per promovimin e talenteve te reja 🇦🇱 Nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu

Grupi i vajzave bashkohen për një performancë elektrizuese me vocal-coach Landi Kademin

Pas dy super performancave nga grupi i djemve me vocal-coach e tyre Kamela Islamaj dhe grupi Mix me vocal-coach Egzona Ademajn, në skenën e X Factor Albania janë ngjitur grupi i Vajzave me The Chemicals dhe vocal-coach i tyre Landi Kademi.


3 nga 16 finalistet e këtij edicioni të talent-show-t, Wendy, Luna dhe Kejsi iu bashkuan 3 finalistëve të tjerë që ende vijojnë garën Anisa, Kleansa dhe The Chemicals. Ata kënduan së bashku “E duam jetën ndaj na lini ta jetojmë”, duke dhuruar emocione të bukura dhe një atmosferë fantastike, që elektrizoi gjithë të pranishmit.

Land Kademi është një nga artistët më të mirë dhe të dashur të muzikës Live në Shqipëri, me një eksperiencë të gjatë në përgatitjen e zërave të rinj sdrejt botës së muzikës. Këtë vit ai ka qenë pjesë e X-Factor Albania dhe ka një meritë të veçantë në produksionin duke qenë në krye të skuadrës së Vajzave, si vocal-coach.

Jet – I see red

Niki – Black dog/Rock n roll

Alis – I wanna know what love is

Anisa – The Phantom of the Opera

Chemicals – How cike \ Kena lind per cef

Kleansa – Never enough

Elhaida Dani me një performancë magjike në “X Factor Albania”

Mes surprizave të shumta që ishin rezervuar në këtë natë të ‘X Factor Albania’ ishte edhe performanca e Elhaida Danit.

Ajo ka qenë në krye të grupit të Vajzave dhe The Chemicals duke i trajnuar dhe qëndruar pranë që nga dita e parë. E kush më mirë se ajo mund t’i kuptojë e mbështesë yjet e ardhshëm të muzikës shqiptare.

Elhaida është fituese e disa çmimeve dhe garave muzikore si Star Akademi, Top Fest, The Voice of Italy, Festivalit të Këngës në RTSH 2014, që e bëri përfaqësuese të Shqipërisë në Eurosong 2015.


Sonte ajo u ngjit në skenë për të dhuruar një performancë drithëruese. Artistja nga Shkodra këndoi “Adagio”, duke dhuruar emocione.

Elhaida vijon rrugëtimin në “X Factor Albania” me tre konkurrentë Kleansa, Anisa dhe The Chemicals.

Surpriza e mbrëmjes: Asnjë i eliminuar në X Factor Albania

Mbrëmja e sotme kishte rezervuar emocione të shumta dhe performanca spektakolare në “X Factor Albania” nga të gjithë artistët e mbetur në garë.


Një ndër to ishte edhe fakti se sonte nuk lishte të eleminuar. Lajmi surprizë u prit me entuziazëm nga të gjithë.

Tashmë gara vijon për Alis, Niki, Anisa, Kleansa, The Chemicals, Jet.

/tvklan.al