Aktorja e njohur turke, Tuvana Turkay, ka rënë pre e mashtrimit në Argjentinë gjatë udhëtimit të saj të gjatë Amerikën e Jugut.

Turkay, e cila njihet në Shqipëri si Bahari e serialit “Diamante dhe Dashuri”, është tifoze e flaktë futbolli dhe dëshira për të parë nga stadiumi një ndeshje derbi ka bërë që ajo të bjerë pre e mashtrimit.

“Bërë pushime të gjata në Amerikën e Jugut. Kalova kohë shumë të bukur. Mirëpo në Argjentinë rashë pre e mashtrimit. Do të ndiqja një ndeshje të ashtuquajtur derbi, por bileta që bleva ishte false. Më kishin mashtruar”, tha Turkay e cituar nga “Hurriyet”.

Aktorja nuk dha detaje mbi shumën e parave që ajo kishte paguar për biletën false./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”158″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]