Brad Pitt duket se e ka rimarrë veten pas ndarjes me Angelina Jolie në shtatorin e kaluar.

Ai është parë sërish të shoqërohet me Sienna Miller, aktoren amerikane 35 – vjeçare, me të cilën dyshohet se ka një lidhje sekrete. Përveç rasteve të fundit ata kaluan kohë së bashku edhe gjatë qershorit në Glastonbury festival, në Britaninë e Madhe.

I kontaktuar nga shtypi i huaj, Pitt nuk ka dhënë asnjë përgjigje për romancën e tij me Miller, por burimet afër çiftit thonë se marrëdhënia e tyre nuk duket dhe aq serioze edhe pse po takohet shpesh në mënyrë sekrete.

Megjithatë, për Pitt dhe Miller koha është e kufizuar, pasi aktori hollywoodian duhet të udhëtojë drejt Brazilit në muajin gusht ku do të xhirojë filmin e tij të ri. 

Ad Astra, ka në qendër të fabulës një inxhinier hapësinor që vuan nga çrregullime të sjelljes dhe që përpiqet të lidhet me babin e tij,  i cili dy dekada më parë u nis në një udhëtim hapësinor drejt planetit Neptun.

Tv Klan