David Beckahm ka treguar gjithmonë se është një baba shumë i përkushtuar ndaj fëmijëve. Bashkëshortja e tij, Victoria ka postuar  së fundmi një foto në Instagramin e  saj, në të cilën duket ylli i futbollit teksa qep fustane për kukullat e vajzës së tij, Harper.

“Harper ka babain e saj që qëndis fustanet e kukullave. Të duam David”, – shkruajti Victoria, bashkëngjitur fotos në Instagram.

david 2

Ish Kapiteni i Anglisë i është përkushtuar tërësisht përkujdeses dhe rritjes së fëmijëve. Në një tjetër foto, ai tregon dorën në të cilën e bija i ka vizatuar një njeri. Victoria dhe David, krahës angazhimeve të shumta në bizneset që drejtojnë, kanë treguar se përpiqen shumë të jenë prindër të mirë duke qëndruar afër fëmijëve të tyre./tvklan.al