Aktori i njohur turk Mert Firat ka humbur të atin.

“Hurriyet” raportoi se lajmi i hidhur u bë i ditur nga shoku i tij i ngushtë, Zafer Algoz.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Algoz tha se “babai i shokut tonë Mert Firat ka ndërruar jetë. Ngushëllime Mertit dhe familjes së tij. Zoti e mëshiroftë!”

Aktori 36-vjeçar Mert Firat njihet si Emreja i serialit “Hakmarrje”, që aktualisht po transmetohet në Televizionin Klan. Që prej vitit 2005 ai ka luajtur në më shumë se 15 filma dhe seriale. /tvklan.al