Këngëtari dhe aktori turk, Ozcan Deniz, ka dhënë lajmin e gëzuar të lindjes së fëmijës së tij të parë. “Erdhi Mrekullia ime. Ndjenja të papërshkrueshme”, shkroi Deniz në një postim në rrjetet sociale pak pas mesnate.

Lajmin e bukur ai zgjodhi ta japë me një foto prekëse, ku djali i sapolindur shfaqet duke i mbajtur gishtin.

Deniz, i njohur në Shqipëri për rolin e Kahramanit në serialin “Një Pjesë e Imja” transmetuar në Tv Klan, dhe rolin e Farukut në serialin “Nusja nga Stambolli”, është martuar me Feyza Aktan në një ceremoni të thjeshtë organizuar në muajin Mars.

Në kohën e dasmës, Aktan ishte 7.5 muajshe shtatzënë, ndërsa mbrëmjen e së dielës ajo e bëri baba për herë të parë 45-vjeçarin Deniz./tvklan.al