Aktorja e njohur turke, Songul Oden, një prej më të pëlqyerave në Lindjen e Mesme, Ballkan e Amerikën Latine, është rikthyer në kopertinën e një prej revistave më të njohura.

 Aktorja e suksesshme ka udhëtuar drejt Dubait javën e kaluar për të realizuar një set fotografik dhe një intervistë ekskluzive për revistën “Laha”.

 E pyetur se çfarë ishte dashuria për të, Oden tha se “Dashuria është ndjeja më e bukur që e bën të jetueshme jetën. Gruaja dhe burri plotësojnë njëri-tjetrin dhe botën, pa ata nuk do ekzistonte as dashuria, as miqësia e as jeta.”

 Oden, e njohur në Shqipëri dhe më gjerë për rolin e Gymyshit në serialin me të njëjtin emër, tha se për të ishte shumë i rëndësishëm skenari kur vendoste të merrte pjesë në ndonjë projekt.

 “Për mua është e rëndësishme që skenari të jetë i mirë,” tha Oden, e cila kujtoi se ka luajtur në zhanre të ndryshëm si komedi, dramë, teatër e madje edhe në muzikalë.

 “Jam shumë e lumtur që njihem dhe duhem në një rajon shumë të gjerë,” tha Gymyshi.

 Duke folur për karakterin e saj, Oden tha se ishte një njeri përgjithësisht i turpshëm ndërsa vlerave njerëzore që u jep më shumë rëndësi janë “ndershmëria, thjeshtësia.”/tvklan.al