Një foto e aktores së njohur turke Bade Işçil ka shqetësuar së tepërmi ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Në foton që ajo vetë ka shpërndarë nga Hyde Park në Londër, aktorja duket shumë e dobët.

“Hurriyet” tha se fotoja e aktores ka shokuar ndjekësit. 

Të shqetësuar për arsyen, shumë nisën të komentojnë në përpjekje për të mësuar arsyen pas dobësimit të madh.

Dobësimi i skajshëm, veçanërisht në këmbë bëri që komentuesit të pyesin edhe nëse aktorja e njohur për rolin në serialin Ezel, transmetuar edhe në Televizionin Klan, është prekur nga anoreksia. Aktorja 33-vjeçare ka luajtur rolin e Shebnemit në serialin e famshëm.

Bade Işçil nuk i është përgjigjur ende shqetësimit të ndjekësve të saj. Ajo ka kaluar kohë të vështira pas divorcit nga i shoqi, Malkoç Sualp./tvklan.al