Duke nisur nga sot, në ekranin e Televizionit Klan nis seriali premierë turk me titull “Hakmarrja”.

Një nga serialet më të suksesshëm transmetuar nga Kanal D, me aktoren e famshme dhe më të paguar në Turqi Beren Saat, protagoniste në serialin tepër të famshëm “Dashuri e Ndaluar.

Intikam (Hakmarrje) është versioni truk i serialit HIT “Revenge”, nga gjigandi amerikan “Walt Dinsey”.

Një dramë emocionuese në luftën e një gruaje për të marrë hak për babain e saj!

Shifra rekord audience në Turqi, Greqi (Mega), Kroaci (RTL), Rumani (Kanal D), Pakistan (Geo), Vendet Arabe (OSN), “Hakmarrje” flet për jetën e një vogëlusheje që “shkatërrohet” kur babai i saj burgoset pa të drejtë. Ajo rritet me qëllimin e vetëm: Hakmarrje!

“Sepse kush dikush të merr atë që ti do më shumë në këtë në jetë, dikush duhet të “paguajë” për këtë!”

Yağmur Özden shpërngulet në një lagje të pasur buzë Bosforit në Stamboll. Emri i saj i vërtetë është Derin Çelik. Babai i saj Adil është dënuar pa të drejtë për një krim që ai nuk e ka kryer dhe më pas është burgosur.

Derin është rritur në jetimore, me idenë që babai i saj ka qenë fajtor. Adil dëshironte që e bija të merrte vesh të vërtetën dhe i lë asaj një ditar që t’ja jepnin një ditë.

Derin mëson të vërtetën e babait të saj kur mbush 18 – vjeç, por atëherë ishte shumë vonë. Babai i saj vdes në burg edhe pse i pafajshëm. Derin vjen në lagjen e saj të fëmijërisë me një identitet tjetër, me qëllimin për të marrë hak ndaj atyre që tradhëtuan të atin e saj.

“Hakmarrje” do të vijë çdo ditë nga e hëna në të premte, në orën 16:05, premierë absolute vetëm në ekranin e Televizionit Klan./tvklan.al