Dëshira e tij ishte të transformonte studion e regjistrimit, njëherësh edhe banesa e tij, në një muze.

Tashmë “Praisley Park” vila e famshme, në Minesota, ku Prince jetoi dhe lëvroi krijimtarinë e tij, hapi dyert për fansat e këngëtarit të ndarë nga jeta në muajin Prill.

Më 6, 8 dhe 14 Tetor do të qëndrojë e hapur shtëpia-studio legjendare e yllit të muzikës Pop. Biletat e hyrjes, të dala në shitje online, u prenotuan brenda pak minutave.

Brenda në vilën e famshme, e madhe 6 mijë metra katrorë, mund të vizitohet studioja ku Prince regjistronte këngët, dy dhoma me sende dhe veshje të tij, si edhe salloni gjigant ku ylli i muzikës organizonte koncerte private për rrethin e ngushtë.

Prince vdiq pikërisht në banesën e tij në Mineapolis, më 21 Prill. Ai cilësohet si një nga artistët simbol të 30 viteve të fundit. Gjatë karrierës, Prince ka shitur mbi 100 milionë disqe.

Tv Klan