Për Madonnen mosha është vetëm një numër. Në 16 gusht, mbretëresha e popit do të mbushë 59 vjeç, por vijon të luajë rolin e Dives sexy.

Në Saint Tropez, ku ndodhej për të marrë pjesë në mbrëmjen gala të bamirësisë, që organizon çdo vit Leonardo Di Caprio, 59 -vjeçarja ka përfituar të krijojë njohje të reja. Ama të reja fare.

Mediat publikuan foto të Madonnes në një plazh të Saint-Tropez e shoqëruar nga një djalë i ri në moshë, i cili nga fotot e shpreh qartë mahnitjen pas yllit të popit.

Çdo vit, aktori hollywoodian organizon mbrëmje bamirësie në Saint Tropez, me tema të ndryshme mbi mjedisin me qëllim mbledhjen e fondeve për të shpëtuar planetin tokë.

Tv Klan