Aktorja e njohur turko-gjermane Meyrem Uzerli është kthyer para publikut me një projekt të ri, pas përfundimit të serialit “Mbretëresha e Natës”.

33-vjeçarja u bë shumë popullore në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, Evropën Lindore dhe në Ballkan me serialin “Sulejmani i Madhërishëm” ku luajti rolin e Sulltaneshës Hyrrem.

Në javët e fundit aktorja është kthyer në sheshin e xhirimeve për një prej serialeve më të ndjekura të momentit në Turqi, “Eskiya Dunyaya Hukumdar Olmaz”, ku luan rolin e një biondeje mafioze të quajtur Suzi.

suzi

Së fundmi, media turke ka publikuar disa foto të aktores me kolegë të tjerë gjatë festimit të ditëlindjes së kolegut Oktay Kaynarca, i cili mbushi 51-vjeç. Të pranishëm në festime ishin të gjithë aktorët e serialit, përfshirë Deniz Çakir dhe Sanem Çelik.

1

 3

4

/tvklan.al