Një automjet u përfshi nga flakët këtë të hënë në Elbasan, ndërkohë që ishte në lëvizje. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Shtërmen, në aksin rrugor Gramsh-Cërrik.

Siç shihet në këtë video të mbërritur në rubrikën Kallëzo, automjeti tip kamionçinë u shkrumbua tërësisht.

Mjeti drejtohej nga një 50-vjeçar, i cili nuk raportohet të ketë pësuar lëndime. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një shkëndijë elektrike./tvklan.al