Pas shumë vitesh sakrificash, vajzat i rikthejnë buzëqeshjen nënës

Xhuliana ka ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, dy motrat dhe të ëmën e saj, Eminen. Xhuliana tregon se jeta e saj ka qenë e vështirë, pasi prindërit e saj janë ndarë, por jo ligjërisht, ndërkohë i ati ka krijuar një familje të re, duke mos u interesuar më për to.

“Babi im ishte emigrant në atë kohë dhe kjo largësi i pengoi shumë. Ai sillej shumë keq, pinte, dhunonte mamin, ndonjëherë edhe mua. Kur ata u ndanë unë isha 7 vjeç, ndërsa motrat 1 dhe 2 vjeç. Mundësitë për t’u ushqyer ishin të pakta, pasi paratë ai i shpenzonte për alkool. Mamit iu bë jeta e padurueshme aty dhe iku duke na lënë  të trejave për të gjetur një jetesë më të mirë dhe pastaj të na merrte.”

Xhuliana tregon se dy javë pasi prindërit u ndanë, ajo u largua me të ëmën për në Librazhd, duke u ndarë kështu nga motrat, të cilat shkuan në Durrës, tek gjyshja. Ajo tregon se i ndihmuan shumë familjarët e të ëmës.

Në vitin 2010, Xhuliana 14 vjeçare së bashku me Eminen u nisën drejt Tiranës për një jetesë më të mirë. Ajo tregon se u detyrua të mos shkonte në shkollë të meseme sepse i duhej të punonte në një fabrikë shapkash për të fituar të ardhura. Xhuliana përlotet duke thënë se i ati asnjëherë nuk është interesuar për të. Kur situata në Tiranë po përmirësohej, dy motrat e Xhulianës u bashkuan me të dhe Eminen. Xhuliana tregon se nuk i intereson asnjë gjë tjetër përveç mirëqënies së motrave dhe të ëmës .

“Nëqoftëse ato janë mirë, jam edhe unë!”

Ajo rrëfen për të gjithë peripecitë që ka kaluar ajo dhe e ëma e saj dhe se sa kanë vuajtur për t’ja dalë mbanë.

 Dy motrat e Xhulianës, kanë pranuar ftesën dhe vijnë në studion e “E diela shqiptare”.

Arditi – Sa motra jeni?

Motra – Jemi 3 motra

Arditi – Nuk ka ardhur e treta?

Motra – Jo, erdhi por mesa duket nuk qenka këtu.

Arditi – Kush ju ka thirrur?

Motra – Nuk kemi ndonjë ide, por gjersa nuk është motra e madhe, mund të jetë ajo.

ArditiOse mund të vijë më pas. Kush ka ardhur tjetër me ju?

Motra – Mami.

ArditiPo ku është mami?

Motra – Nuk e dimë.

Vajzat shikojnë në monitor motrën e tyre të madhe, Xhuljanën.

Xhuljana – Unë kam ardhur këtu për t’ju kërkuar shumë gjëra. Në rradhë të parë dua t’ju kërkoj që të mos kërkoni gjithçka çfarë shikoni, pasi çdo gjë ecet sipas buxhetit të familjes. Dua t’ju kërkoj të mësoni shumë në shkollë, atë shkollë që lash unë ta vazhdoni ju, të bëheni dikushi për vete e të mos vuani siç vuajta unë. Dua që puna që do të punoni ju të jetë një punë me të ardhura të mira, që të ndihmoni mamin. Dua që të jeni të lumtura për veten tuaj. Dua ta mendoni jetën si diçka e bukur që po ju pret. Dua që t’i leni pas ato që kemi kaluar, të mendoni gjëra të bukura. E di që ju mungon babi, gjithmonë kërkoni sikur të ishte babi me neve, të shkonim diku. Por, ja që babi nuk është me ne, është diku shumë larg me një familje tjetër, kujdeset për dy goca të tjera. Ajo që është kujdesur gjatë gjithë kohës për ne ka qenë nëna dhe mami, që është gjëja më e shtrenjtë për ne. Prandaj dua të mësoni shumë në shkollë, që mami të mos rrijë e mërzitur por të ndihet krenare për ne dhe të mendojë se ja ka vlejtur gjithë sakrifica që ka bërë.

Motra – Unë këtë premtim ia kam dhënë shumë personave dhe do ta mbaj. Do ta vazhdoj shkollën dhe do të bëhem dikushi në jet! Do më duhet dhe ndihma dhe mbështetja juaj dhe e di që do t’ju kem gjithmonë në krahë!

Arditi – Motra e madhe është bërë gjithashtu një nënë për ju, sepse një nënë e vetme nuk do t’ja dilte dot mbanë me ju.

Motrat shkojnë dhe përqafojnë Xhulianën dhe të treja ulen për të pritur të ëmën, Eminen.

Emine e ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” dhe vjen në studio.

Arditi – Kush mendon se është?

Emine – Vajzat e mia dhe askush tjetër!

Ndërkohë që vajzat e Emines shfaqen në ekran ajo përlotet.

Emine- Shpirtrat e mamit! Ju do mami shumë! Jeni të mrekullueshmë për mua! Faleminderit për surprizën!

Xhuljana – Dua që kështu siç po qan tani nga emocioni të qash gjithmonë nga emocionet dhe jo nga vuajtjet që ke përjetuar. Dua që të jesh e lumtur dhe të qeshësh sado pak me ne. Të harrosh ato që ke kaluar. Jeta është e gjatë, motrat po rriten dhe do të jenë një krah për ne. Ato pak më parë më premtuan që do të mësonin në shkollë dhe që do të bëhen dikushi, që ti të jesh krenare për ato të dyja.

Emine – Unë jam shumë krenare për ju të treja!

Xhuljana – Dua që të mos mërzitesh, të mos stresohesh. Nuk dua të mendosh se si do ta kalojmë muajin dhe a do të na plotësosh të gjitha kushtet. Kushtet nuk kanë aspak rëndësi përpara lumturisë tënde! Ne duam të jesh ti e lumtur!

Emine – Mami për ju ja ka dal dhe do t’ja dal. Nuk mërzitem asnjëherë sepse ju kam juve, kam gjithë botën. Nuk më mungon asgjë!

Motra – Prandaj të thirrëm këtu sot,  për të ta dhënë dhe ty këtë premtim, siç ta kemi dhënë edhe më përpara, që shkolla do të jetë gjithmonë kryesorja për ne. Do të bëhemi dikushi në jetë, ashtu siç na ke thënë ti. Ne do ta ndjekim këshillën tënde deri në fund. Do të jemi gjithmonë përkrah teje dhe ti përkrah nesh!

Xhuljana – Ti na bashkove, ndryshe nga babi që na la. Ti nuk u kujdese asnjëherë për veten tënde, që të krijoje dhe ti një familje, por mbajte atë familje që babi la.

Emine – Mami ju do shumë! Mami u nda nga babi, por ju kam ju! Nje ditë mbase do të kthehet dhe ai tek ju.

Motra – Përderisa të kemi ty, nuk kemi nevoj për njeri tjetër.

Xhuljana – Kohët e vështira i kaluam me ty dhe nuk e presim asnjëherë të vijë. Kur do të vijë ai? Kur të kem krijuar familjen time? Atëherë nuk do të kem nevojë për të!

Vajzat falenderojnë vazhdimisht Eminen për gjithçka çfarë ka bërë për to dhe i urojnë vetëm lumturi, nërsa ajo u thotë se i do shumë. Ato e mbyllin rubrikën “Ka një mesazh për ty” me një përqafim, duke na treguar se prindërit mundohen tu mësojnë fëmijëve gjithçka rreth jetës, fëmijët i mësojnë se për çfarë është jeta! /tvklan.al

 

 

Kategori
SocialeTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*