Lajm i mirë për të gjithë ndjekësit e aktores së dashur turke Hazal Kaya, e njohur në Shqipëri si Marali e serialit me të njëjtin emër.

Në muajin shtator ajo do të rikthehet me një serial të ri në “FOX Tv”.

Produksioni i ri do të jetë versioni turk i serialit të pëlqyer amerikan “Shameless”, ndërsa përkrah Kayas do të luajë edhe Burak Deniz.

Xhirimet e serialit, prodhim i “Med Yapim”, do të nisin brenda muajit korrik ndërsa transmetimi do të nisë në muajin shtator.

Seriali i fundit në të cilin ka luajtur Hazal Kaya është “Maral”, serial i transmetuar pak kohë më parë në Tv Klan.

Më pas, ajo ka bërë një pauzë, duke i’u përkushtuar artit të gatimit, për të cilin kreu edhe një kurs disamujor.

/tvklan.al