482 nxënës të shkollës 9-vjeçare “4 Dëshmorët” në Njësinë 8,  nga sot do të mësojnë në mjedise të reja. Bashkia e  Tiranës ka përfunduar rehabilitimin e godinës dhe instalimin e sistemit të ngrohjes. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë vizitës në këtë shkollë nisur dhe nga moti i ftohte e vuri theksin tek ngrohja.

 “

Nuk kemi pasur asnjë problem për kopshtet dhe çerdhet, kurse në shumicën e 200 shkollave situata është totalisht e normalizuar. Sigurisht, kemi ende disa problematika në disa nga shkollat rurale, por për të gjithë ata që ankohen. i kujtoj se deri para 1 viti e kishin Tiranën në dorë, na lanë vetëm 2 shkolla me ngrohje nga 200 gjithsej. Sot jemi në një situatë kur themi se kemi vetëm 2 pa ngrohje

” .

Sipas materialit të përgatitur nga zyra e shtypit të bashkisë të gjitha kaldajat janë ndezur disa orë përpara nisjes së procesit mësimor.

Tv Klan