Karta e studentit është një prej premtimeve, që Kryebashkiaku Erion Veliaj ia ka dhënë të rinjve, duke i siguruar se do ta kenë në dore brenda këtij viti.

Gjatë takimit me bordin rinor të qytetit, Veliaj bëri të ditur se, përveçse shumë lehtësirave, karta do të shërbejë edhe si abone.

Veliaj i ka prezantuar të rinjve planin për të përfshirë në aplikacionin “Tirana ime” edhe opsionin për pagesën e taksave apo parkingut. Pjesë e projekteve të Bashkisë është edhe mundësimi i praktikës së punës për të rinjtë brenda adminisratë.

Tv Klan