Këngëtarja nga Kosova Vesa Luma po kalon një shtatzëni shumë të shëndetshme. Këtë e tregojnë dhe fotot në profilin e saj në Instagram, ku ajo pavarësisht se është në muajin e 7 të shtatzënisë, vijon rregullisht që të bëjë palestër.

Me ushtrime të programuara enkas për gjendjen e saj, bukuroshja nga Kosova ia ka dalë mbanë që të ketë forma shumë të mira fizike.

vesa luma

Këto të fundit ajo i shfaqi dhe në një event në Prishtinë, ku shkëlqeu me një fustan në ngjyrë të kuqe dhe ku në pah spikaste barku i rrumbullakosur i këngëtares./tvklan.al