Një kamion i tonazhit të rëndë është përmbysur sot në autostradën Tiranë – Durrës.

Ngjarja ndodhi gjatë mesditës, në afërsi të Maminasit.

Siç mund të dallohet në këto pamje të mbërritura në redaksinë e

tvklan.al

, mjeti i tonazhit të rëndë transportonte rërë dhe përmbysja e tij ka shkakuar bllokimin e këtij kahu të autostradës.

kamioni

Mjeti mësohet se vijon të qëndrojë në vend, për këtë arsye policia ka ndërhyrë duke orientuar automjetet që të lëvizin në rrugën e vjetër Tiranë – Durrës.

Mbeten të paqarta rrethanat që kanë çuar në përmbysjen e mjetit./tvklan.al